Bibletech.net: index --- Read/Study the BIBLE: Learn to be THANKFUL, LOVE, Live by Faith, and FORGIVE others as you Trust in Jesus!

--- GRAMMAR and ABCs --- 35 languages, by name and ISO country code --- navigation tools for this page ---
The Bible by chapter: ALBANIAN and ENGLISH (NASB 1995)


---- 2 Kings 10:1 ---- written 550 B.C.----
2Ki 10:1 Ashabi kishte në Samari shtatëdhjetë bij. Jehu shkroi letra dhe ua dërgoi në Samari krerëve të qytetit, pleqve dhe tutorëve të bijve të Ashabit; në to thoshte:(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:1 Now Ahab had seventy sons in Samaria. And Jehu wrote letters and sent them to Samaria, to the rulers of Jezreel, the elders, and to the guardians of the children of Ahab, saying,(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:2----
2Ki 10:2 "Sa t’ju arrijë kjo letër, me qenë se keni me vete bijtë e zotit suaj dhe keni qerre dhe kuaj, një qytet të fortifikuar dhe armë,(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:2 "Now, when this letter comes to you, since your master's sons are with you, as well as the chariots and horses and a fortified city and the weapons,(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:3----
2Ki 10:3 zgjidhni birin më të mirë dhe më të përshtatshëm të zotit suaj, vendoseni mbi fronin e atit të tij dhe luftoni për shtëpinë e zotit suaj".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:3 select the best and fittest of your master's sons, and set him on his father's throne, and fight for your master's house."(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:4----
2Ki 10:4 Por ata patën shumë frikë dhe thanë: "Ja, dy mbretër nuk mundën ta përballojnë; si mund ta përballojmë ne?".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:4 But they feared greatly and said, "Behold, the two kings did not stand before him; how then can we stand?"(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:5----
2Ki 10:5 Prandaj prefekti i pallatit, qeveritari i qytetit, pleqtë dhe tutorët e bijve të Ashabit dërguan t’i thonë Jehut: "Ne jemi shërbëtorët e tu dhe do të bëjmë të gjitha ato që do të na urdhërosh; nuk do të zgjedhim asnjë mbret; bëj atë që të duket më e mirë".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:5 And the one who was over the household, and he who was over the city, the elders, and the guardians of the children, sent word to Jehu, saying, "We are your servants, all that you say to us we will do, we will not make any man king; do what is good in your sight."(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:6----
2Ki 10:6 Atëherë ai u shkroi një letër të dytë, në të cilën thoshte: "Në rast se mbani anën time dhe doni t’i bindeni zërit tim, merrni kokat e atyre njerëzve, të bijve të zotit suaj dhe ejani tek unë në Jezreel, nesër në këtë orë". Bijtë e mbretit, gjithsej shtatëdhjetë, rrinin me fisnikët e qytetit, që i edukonin.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:6 Then he wrote a letter to them a second time saying, "If you are on my side, and you will listen to my voice, take the heads of the men, your master's sons, and come to me at Jezreel tomorrow about this time." Now the king's sons, seventy persons, were with the great men of the city, who were rearing them.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:7----
2Ki 10:7 Me të marrë letrën, ata morën bijtë e mbretit dhe i therën të shtatëdhjetët; pastaj i vunë në shporta kokat e tyre dhe ia çuan Jehut në Jezreel.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:7 When the letter came to them, they took the king's sons and slaughtered them, seventy persons, and put their heads in baskets, and sent them to him at Jezreel.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:8----
2Ki 10:8 Kështu erdhi një lajmëtar për t’i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "Kanë sjellë kokat e bijve të mbretit". Jehu u përgjigj: "Vendosini në dy grumbuj në hyrje të portës deri nesër në mëngjes".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:8 When the messenger came and told him, saying, "They have brought the heads of the king's sons," he said, "Put them in two heaps at the entrance of the gate until morning."(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:9----
2Ki 10:9 Të nesërmen ai doli dhe, duke qëndruar në këmbë, i tha tërë popullit: Ju jeni të drejtë; ja, unë kam komplotuar kundër zotërisë sime dhe e kamm vrarë; po kush i ka vrarë tërë këta?(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:9 Now in the morning he went out and stood and said to all the people, "You are innocent; behold, I conspired against my master and killed him, but who killed all these?(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:10----
2Ki 10:10 Pranoni, pra, që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e Zotit që ky ka shqiptuar kundër shtëpisë të Ashabit; Zoti në të vërtetë ka kryer atë që kishte thënë me anë të shërbëtorit të tij Elia".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:10 Know then that there shall fall to the earth nothing of the word of the Lord, which the Lord spoke concerning the house of Ahab, for the Lord has done what He spoke through His servant Elijah."(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:11----
2Ki 10:11 Kështu Jehu bëri që të vdesin tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Jezreel, tërë të mëdhenjtë, miqtë dhe priftërinjtë e tij, pa lënë asnjë prej tyre.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:11 So Jehu killed all who remained of the house of Ahab in Jezreel, and all his great men and his acquaintances and his priests, until he left him without a survivor.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:12----
2Ki 10:12 Pastaj u ngrit dhe shkoi në Samari. Gjatë rrugës, me të arritur në Beth-Eked,(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:12 Then he arose and departed and went to Samaria. On the way while he was at Beth-eked of the shepherds,(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:13----
2Ki 10:13 Jehu takoi vëllezërit e Ashaziahut, mbretit të Judës, dhe tha: "Kush jeni?". Ata u përgjigjën: "Jemi vëllezërit e Ashaziahut dhe po zbresim për të përshëndetur bijtë e mbretit dhe bijtë e mbretëreshës".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:13 Jehu met the relatives of Ahaziah king of Judah and said, "Who are you?" And they answered, "We are the relatives of Ahaziah; and we have come down to greet the sons of the king and the sons of the queen mother."(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:14----
2Ki 10:14 Atëherë ai urdhëroi: "Kapini të gjallë!". Kështu i zunë të gjallë dhe i therën pranë pusit të Beth-Ekedit, gjithsej dyzet e dy veta; nuk kursyen as edhe një.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:14 He said, "Take them alive." So they took them alive and killed them at the pit of Beth-eked, forty-two men; and he left none of them.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:15----
2Ki 10:15 U nis që andej dhe gjeti Jehonadabin, birin e Rekabit, që iu kishte dalë para; e përshëndeti dhe i tha: "A është zemra jote e drejtë ashtu siç është imja ndaj teje?". Jehonadabi u përgjigj: "Éshtë". "Në qoftë se është kështu," tha Jehu, "më jep dorën". Atëherë ai i dha dorën, kështu e bëri të hipë me të mbi qerren dhe i tha:(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:15 Now when he had departed from there, he met Jehonadab the son of Rechab coming to meet him; and he greeted him and said to him, "Is your heart right, as my heart is with your heart?" And Jehonadab answered, "It is." Jehu said, "If it is, give me your hand." And he gave him his hand, and he took him up to him into the chariot.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:16----
2Ki 10:16 "Eja me mua dhe do të shohësh zellin tim për Zotin!". Pastaj e mori me vete në qerren e tij.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:16 He said, "Come with me and see my zeal for the Lord." So he made him ride in his chariot.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:17----
2Ki 10:17 Me të arritur në Samari, vrau tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Samari, deri në shkatërimin e plotë të saj, sipas fjalës që Zoti i kishte thënë Elias.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:17 When he came to Samaria, he killed all who remained to Ahab in Samaria, until he had destroyed him, according to the word of the Lord which He spoke to Elijah.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:18----
2Ki 10:18 Pastaj Jehu mblodhi tërë popullin dhe i tha: "Ashabi i ka shërbyer pak Baalit, por Jehu do t’i shërbejë shumë më tepër.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:18 Then Jehu gathered all the people and said to them, "Ahab served Baal a little; Jehu will serve him much.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:19----
2Ki 10:19 Tani thirri pranë meje tërë profetët e Baalit, tërë shërbëtorët dhe priftërinjtë e tij; të mos mungojë asnjë prej tyre, sepse duhet t’i bëj një flijim të madh Baalit; ai që do të mungojë, nuk do mbetet i gjallë". Por Jehu vepronte me mashtrim për të shkatërruar adhuruesit e Baalit.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:19 Now, summon all the prophets of Baal, all his worshipers and all his priests; let no one be missing, for I have a great sacrifice for Baal; whoever is missing shall not live." But Jehu did it in cunning, so that he might destroy the worshipers of Baal.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:20----
2Ki 10:20 Pastaj Jehu urdhëroi: "Shpallni një festë solemne për nder të Baalit!". Festa u shpall.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:20 And Jehu said, "Sanctify a solemn assembly for Baal." And they proclaimed it.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:21----
2Ki 10:21 Pastaj Jehu dërgoi lajmëtarë nëpër gjithë Izraelin; kështu tërë adhuruesit e Baalit erdhën dhe nuk mungoi asnjë prej tyre; hynë në tempullin e Baalit dhe tempulli u mbush plot nga një anë në anën tjetër.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:21 Then Jehu sent throughout Israel and all the worshipers of Baal came, so that there was not a man left who did not come. And when they went into the house of Baal, the house of Baal was filled from one end to the other.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:22----
2Ki 10:22 Jehu i tha rojtarit të rrobave: "Nxirri jashtë rrobat për të gjithë adhuruesit e Baalit". Kështu ai i nxori rrobat për ta.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:22 He said to the one who was in charge of the wardrobe, "Bring out garments for all the worshipers of Baal." So he brought out garments for them.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:23----
2Ki 10:23 Atëherë Jehu, bashkë me Jehonadabin, birin e Rekabit, hyri në tempullin e Baalit dhe u tha adhuruesve të Baalit: "Kërkoni mirë dhe shikoni që këtu të mos ketë asnjë shërbëtor të Zotit, por vetëm adhurues të Baalit".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:23 Jehu went into the house of Baal with Jehonadab the son of Rechab; and he said to the worshipers of Baal, "Search and see that there is here with you none of the servants of the Lord, but only the worshipers of Baal."(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:24----
2Ki 10:24 Kështu ata hynë për të ofruar flijime dhe olokauste. Jehu kishte vënë jashtë tempullit tetëdhjetë burra, të cilëve u kishte thënë: "Në rast se dikush lë të ikë një njeri të vetëm nga njerëzit që kam lënë në duart tuaja, do ta paguajë me jetën e tij jetën e atij që ka ikur".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:24 Then they went in to offer sacrifices and burnt offerings. Now Jehu had stationed for himself eighty men outside, and he had said, "The one who permits any of the men whom I bring into your hands to escape shall give up his life in exchange."(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:25----
2Ki 10:25 Kështu, sa mbaroi oferta e olokaustit, Jehu u dha këtë urdhër rojeve dhe kapitenëve: "Hyni, vritni dhe mos lini që asnjë t’ju ikë!". Prandaj ata i kaluan në majë të shpatës, pastaj rojet dhe kapitenët i hodhën jashtë dhe depërtuan në pjesën e brendshme të tempullit të Baalit;(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:25 Then it came about, as soon as he had finished offering the burnt offering, that Jehu said to the guard and to the royal officers, "Go in, kill them; let none come out." And they killed them with the edge of the sword; and the guard and the royal officers threw them out, and went to the inner room of the house of Baal.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:26----
2Ki 10:26 pastaj çuan jashtë shtyllat e shenjta të tempullit të Baalit dhe i dogjën.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:26 They brought out the sacred pillars of the house of Baal and burned them.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:27----
2Ki 10:27 Pastaj shkatërruan statujën e Baalit dhe shembën tempullin e tij, duke e katansdisur në një vend ku grumbullohen plehrat e kështu mbetet edhe sot e kësaj dite.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:27 They also broke down the sacred pillar of Baal and broke down the house of Baal, and made it a latrine to this day.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:28----
2Ki 10:28 Kështu Jehu bëri që të zhduket Baali nga Izraeli;(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:28 Thus Jehu eradicated Baal out of Israel.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:29----
2Ki 10:29 megjithatë ai nuk u tërhoq nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilët e kishte bërë të kryente mëkate Izraelin, domethënë nga viçat e artë që ishin në Bethel dhe në Dan.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:29 However, as for the sins of Jeroboam the son of Nebat, which he made Israel sin, from these Jehu did not depart, even the golden calves that were at Bethel and that were at Dan.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:30----
2Ki 10:30 Prandaj Zoti i tha Jehut: "Me qenë se ke vepruar mirë, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e mi, dhe i ke bërë shtëpisë së Ashabit të gjitha atë që kisha në zemër, bijtë e tu do të ulen mbi fronin e Izraelit deri në brezin e katërt".(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:30 The Lord said to Jehu, "Because you have done well in executing what is right in My eyes, and have done to the house of Ahab according to all that was in My heart, your sons of the fourth generation shall sit on the throne of Israel."(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:31----
2Ki 10:31 Por Jehu nuk u kujdesua të ndiqte me gjithë zemër ligjin e Zotit, Perëndisë së Izraelit; në fakt ai nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, me të cilat e kishte bërë Izraelin të mëkatonte.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:31 But Jehu was not careful to walk in the law of the Lord, the God of Israel, with all his heart; he did not depart from the sins of Jeroboam, which he made Israel sin.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:32----
2Ki 10:32 Në atë kohë Zoti filloi t’i presë disa pjesë të Izraelit; në fakt Hazaeli i mundi Izraelitët gjatë gjithë kufirit të tyre:(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:32 In those days the Lord began to cut off portions from Israel; and Hazael defeated them throughout the territory of Israel:(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:33----
2Ki 10:33 nga Jordani drejt lindjes, pushtoi tërë vendin e Galaadit, Gaditët, Rubenitët dhe Manasitët; nga Aroeri, që është afër përroit të Amonit, deri në Galaad dhe Bashan.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:33 from the Jordan eastward, all the land of Gilead, the Gadites and the Reubenites and the Manassites, from Aroer, which is by the valley of the Arnon, even Gilead and Bashan.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:34----
2Ki 10:34 Pjesa tjetër e bëmave të Jehut, tërë ato që bëri dhe të gjitha trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:34 Now the rest of the acts of Jehu and all that he did and all his might, are they not written in the Book of the Chronicles of the Kings of Israel?(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:35----
2Ki 10:35 Pastaj Jehun e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri Jehoahazi.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:35 And Jehu slept with his fathers, and they buried him in Samaria. And Jehoahaz his son became king in his place.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 10:36----
2Ki 10:36 Jehu mbretëroi mbi Izraelin në Samari njëzet e tetë vjet.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
2Ki 10:36 Now the time which Jehu reigned over Israel in Samaria was twenty-eight years.(NASB-1995)

================================================================================
---- 2 Kings 11:1 ---- written 550 B.C.----
2Ki 11:1 Kur Athaliah, e ëma e Ashaziahut, pa që i biri kishte vdekur, u ngrit dhe zhduku tërë pasardhësit mbretërorë.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------


top of the page
THIS CHAPTER:    0323_12_2_Kings_10_al-en.html

PREVIOUS CHAPTERS:
0319_12_2_Kings_06_al-en.html
0320_12_2_Kings_07_al-en.html
0321_12_2_Kings_08_al-en.html
0322_12_2_Kings_09_al-en.html

NEXT CHAPTERS:
0324_12_2_Kings_11_al-en.html
0325_12_2_Kings_12_al-en.html
0326_12_2_Kings_13_al-en.html
0327_12_2_Kings_14_al-en.html

links to all chapters (AL-EN-links.html)

The most accurate English translation NASB 1995: New American Standard Bible (1995 AD>
NKJV: New King James Version (1982 AD)
KJV: King James Version (1611 AD)
ASV: American Standard Version(1901 AD)
Geneva: Geneva Bible (1560 AD)
German - Luther's Die Heilige Schrift(1545 AD), based on the Textus Receptus, Vulgate and other sources
Latin: Vulgate (405 AD)
Hebrew: Masoretic OT and NT translation by Salkinson and C.D. Ginsburg
Greek-OT: The Septuagint (LXX)(132 BC) - translation into Greek from Hebrew by 70 Jewish scholars
Greek-NT: Nestle-Aland (120-200AD), oldest manuscripts used for the NASB and
Textus Receptus (1100-1200AD), a later version used by Luther and for the KJV


top of the page


NAVIGATION tools: --- TOP of page --- GRAMMAR: for 35 Languages --- BibleTech.net INDEX ---
STUDY: the BIBLE --- READ the Bible in ONE_YEAR! --- READ the Bible in the order written! ---

--- free study tools, maps and handouts --- free e-book PDF: BIBLE OVERVIEW and Summary ---

Today's Date:

"Scripture taken from NEW AMERICAN STANDARD BIBLE® 1995 edition,(NASB) Copyright © 1960-2022 by The Lockman Foundation. Used by permission."
"Scripture taken from the New King James Version®.(NKJV) Copyright © 1982 by Thomas Nelson. Used by permission. All rights reserved."