Bibletech.net: index --- Read/Study the BIBLE: Learn to be THANKFUL, LOVE, Live by Faith, and FORGIVE others as you Trust in Jesus!

--- GRAMMAR and ABCs --- 35 languages, by name and ISO country code --- navigation tools for this page ---
The Bible by chapter: ALBANIAN and ENGLISH (NASB 1995)


---- Isaiah 11:1 ---- written 740-680 B.C. Pre-Exilic----
Isa 11:1 Pastaj një degëz do të dalë nga trungu i Isaias dhe një filiz do të mbijë nga rrënjët e tij.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:1 Then a shoot will spring from the stem of Jesse, And a branch from his roots will bear fruit.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:2----
Isa 11:2 Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarësisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:2 The Spirit of the Lord will rest on Him, The spirit of wisdom and understanding, The spirit of counsel and strength, The spirit of knowledge and the fear of the Lord.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:3----
Isa 11:3 I dashuri i tij do të qëndrojë në frikën nga Zoti, nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen,(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:3 And He will delight in the fear of the Lord, And He will not judge by what His eyes see, Nor make a decision by what His ears hear;(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:4----
Isa 11:4 por do t’i gjykojë të varfërit me drejtësi dhe do të marrë vendime të drejta për njerëzit e përulur të vendit. Do ta godasë vendin me shufrën e gojës së tij dhe me frymën e buzëve të tij do ta bëjë të vdesë të pabesin.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:4 But with righteousness He will judge the poor, And decide with fairness for the afflicted of the earth; And He will strike the earth with the rod of His mouth, And with the breath of His lips He will slay the wicked.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:5----
Isa 11:5 Drejtësia do të jetë brezi i ijëve të tij dhe besnikëria brezi i anëve të tij.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:5 Also righteousness will be the belt about His loins, And faithfulness the belt about His waist.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:6----
Isa 11:6 Ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani i vogël dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:6 And the wolf will dwell with the lamb, And the leopard will lie down with the young goat, And the calf and the young lion and the fatling together; And a little boy will lead them.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:7----
Isa 11:7 Lopa do të kullosë bashkë me arushen, të vegjëlit e tyre do të rrinë bashkë, dhe luani do të ushqehet me kashtë si kau.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:7 Also the cow and the bear will graze, Their young will lie down together, And the lion will eat straw like the ox.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:8----
Isa 11:8 Foshnja e gjirit do të lozë mbi vrimën e gjarpërit dhe fëmija e zvjerdhur do të vërë dorën e tij në çerdhen e nëpërkës.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:8 The nursing child will play by the hole of the cobra, And the weaned child will put his hand on the viper's den.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:9----
Isa 11:9 Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujërat mbulojnë detin.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:9 They will not hurt or destroy in all My holy mountain, For the earth will be full of the knowledge of the Lord As the waters cover the sea.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:10----
Isa 11:10 Atë ditë do të ndodhë që rrënja e Isaias do të ngrihet si një flamur për popujt; kombet do ta kërkojnë dhe vendi i prehjes së tij do të jetë i lavdishëm.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:10 Then in that day The nations will resort to the root of Jesse, Who will stand as a signal for the peoples; And His resting place will be glorious.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:11----
Isa 11:11 Po atë ditë do të ndodhë që Zoti do të shtrijë dorën e tij për herë të dytë për të shpenguar mbetjen e popullit të tij që shpëtoi nga Asiria dhe nga Egjipti, nga Pathrosi dhe Etiopia, nga Elami, nga Shinari, nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:11 Then it will happen on that day that the Lord Will again recover the second time with His hand The remnant of His people, who will remain, From Assyria, Egypt, Pathros, Cush, Elam, Shinar, Hamath, And from the islands of the sea.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:12----
Isa 11:12 Ai do të ngrerë flamurin për kombet, do të mbledhë të dëbuarit e Izraelit dhe do të grumbullojë ata që u shpërndanë nga Juda në të katër anët e dheut.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:12 And He will lift up a standard for the nations And assemble the banished ones of Israel, And will gather the dispersed of Judah From the four corners of the earth.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:13----
Isa 11:13 Smira e Efraimit do të zhduket dhe kundërshtarët e Judës do të asgjesohen; Efraimi nuk do ta ketë më zili Judën dhe Juda nuk do të ketë më armiqësi me Efraimin.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:13 Then the jealousy of Ephraim will depart, And those who harass Judah will be cut off; Ephraim will not be jealous of Judah, And Judah will not harass Ephraim.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:14----
Isa 11:14 Ata do t’u sulen me turr Filistejve nga pas, në drejtim të perëndimit, bashkë do të plaçkitin bijtë e lindjes; do të vënë dorën e tyre mbi Edomin dhe mbi Moabin, dhe bijtë e Amonit do të jenë nënshtetas të tyre.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:14 They will swoop down on the slopes of the Philistines on the west; Together they will plunder the sons of the east; They will possess Edom and Moab, And the sons of Ammon will be subject to them.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:15----
Isa 11:15 Zoti do të shkatërrojë plotësisht gjuhën e detit të Egjiptit dhe me fuqinë e frymës së tij do të lëvizë dorën e tij mbi lumin dhe do të godasë duke e ndarë në shtatë kanale, kështu që të ketë mundësi të kapërcehet me sandale.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:15 And the Lord will utterly destroy The tongue of the Sea of Egypt; And He will wave His hand over the River With His scorching wind; And He will strike it into seven streams And make men walk over dry-shod.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 11:16----
Isa 11:16 Do të ketë një rrugë për mbetjen e popullit të tij që ka mbetur në Asiri, ashtu si pati një rrugë për Izraelin ditën që doli nga vendi i Egjiptit.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------
Isa 11:16 And there will be a highway from Assyria For the remnant of His people who will be left, Just as there was for Israel In the day that they came up out of the land of Egypt.(NASB-1995)

================================================================================
---- Isaiah 12:1 ---- written 740-680 B.C. Pre-Exilic----
Isa 12:1 Atë ditë do të thuash: "Unë të kremtoj, o Zot. Edhe pse ishe i zemëruar me mua, zemërimi yt me mua u qetësua dhe më ka ngushëlluar.(Albanian)
--------------------------------------------------------------------------------


top of the page
THIS CHAPTER:    0690_23_Isaiah_11_al-en.html

PREVIOUS CHAPTERS:
0686_23_Isaiah_07_al-en.html
0687_23_Isaiah_08_al-en.html
0688_23_Isaiah_09_al-en.html
0689_23_Isaiah_10_al-en.html

NEXT CHAPTERS:
0691_23_Isaiah_12_al-en.html
0692_23_Isaiah_13_al-en.html
0693_23_Isaiah_14_al-en.html
0694_23_Isaiah_15_al-en.html

links to all chapters (AL-EN-links.html)

The most accurate English translation NASB 1995: New American Standard Bible (1995 AD>
NKJV: New King James Version (1982 AD)
KJV: King James Version (1611 AD)
ASV: American Standard Version(1901 AD)
Geneva: Geneva Bible (1560 AD)
German - Luther's Die Heilige Schrift(1545 AD), based on the Textus Receptus, Vulgate and other sources
Latin: Vulgate (405 AD)
Hebrew: Masoretic OT and NT translation by Salkinson and C.D. Ginsburg
Greek-OT: The Septuagint (LXX)(132 BC) - translation into Greek from Hebrew by 70 Jewish scholars
Greek-NT: Nestle-Aland (120-200AD), oldest manuscripts used for the NASB and
Textus Receptus (1100-1200AD), a later version used by Luther and for the KJV


top of the page


NAVIGATION tools: --- TOP of page --- GRAMMAR: for 35 Languages --- BibleTech.net INDEX ---
STUDY: the BIBLE --- READ the Bible in ONE_YEAR! --- READ the Bible in the order written! ---

--- free study tools, maps and handouts --- free e-book PDF: BIBLE OVERVIEW and Summary ---

Today's Date:

"Scripture taken from NEW AMERICAN STANDARD BIBLE® 1995 edition,(NASB) Copyright © 1960-2022 by The Lockman Foundation. Used by permission."
"Scripture taken from the New King James Version®.(NKJV) Copyright © 1982 by Thomas Nelson. Used by permission. All rights reserved."